Prej shumë vitesh bashkë, marrëdhënia e Zaimina Vasjarit dhe të dashurit të saj do të kishte një fund të lumtur këtë shkurt, kur ai i propozoi në Maldive. Edhe pse vitin që shkoi ata u ndanë, ishte më e thjeshtë që çifti të kthehej prapë pas plot 10 vitesh bashkë.
Megjithatë, identiteti i tij ka qenë gjithmonë i fshehur, dhe Zaimina nuk e ka shfaqur në fotot e saj në rrjetet sociale. “Prive” zbuloi dje fotot e sipërmarrësit shqiptar tashmë i fejuari i Zaiminës.
Ai quhet Klodian Asllani, dhe merret me biznesin e ndërtimeve.
Në fotot e publikuara, dallohet tatuazhi në krah që duket edhe në një foto të publikuar kohë më parë nga Zaimina në Instagram, ku nuk tregohej fytyra e tij.