Historia e tyre duket thuajse e pabesueshme, por ama shumë e vërtetë. Ata kanë vendosur t'i tregojnë publikisht gjërat ashtu siç janë. Rasti konkret është ai i Katerinës dhe Lupces. Dy të rinjtë janë 20 dhe 22 vjeç. Ata kanë vendosur të futen bashkë në “Big Brother Albania” për të fituar çmimin prej 100 milionë lekësh.
Mirëpo dy të rinjtë mbajnë me vete një dramë në marrëdhënien e tyre si çift. Pak vite më parë djali ka pasur një histori dashurie me shoqen e ngushtë të Katerinës. Por ky moment duket se është kapërcyer mes tyre, ndërsa në “Big Brother” janë futur si çift.