Trajneri i kombëtares së Italisë, Gian Piero Ventura, ka publikuar listën e lojtarëve për dy ndeshjet e këtij muaji, që do t’i luajë: të premten, më 24 mars në Palermo, ndaj Shqipërisë, kualifikuese e vlefshme për Kupën e Botës 2018, dhe të martën, më 28 mars, ndaj Holandës në Amsterdam, në një miqësore.
Janë 25 emra, mes të cilëve spikasin katër lojtarët e Juventusit: Buffon, Barzagli, Bonucci dhe Rugani.Kjo është lista e plotë: Portierë: Gianluigi Buffon (Juventus), Gianluigi Donnarumma (Milan), Alex Meret (Spal). Mbrojtës: Davide Astori (Fiorentina), Andrea Barzagli (Juventus), Leonardo Bonucci (Juventus), Matteo Darmian (Manchester United), Danilo D’Ambrosio (Inter), Mattia De Sciglio (Milan), Alessio Romagnoli (Milan), Daniele Rugani (Juventus), Leonardo Spinazzola (Atalanta), Davide Zappacosta (Torino). Mesfushorë: Daniele De Rossi (Roma), Roberto Gagliardini (Inter), Marco Parolo (Lazio), Marco Verratti (Paris Saint Germain), Federico Bernardeschi (Fiorentina), Antonio Candreva (Inter), Lorenzo Insigne (Napoli), Nicola Sansone (Villarreal); Sulmues: Andrea Belotti (Torino), Eder Citadin Martins (Inter), Manolo Gabbiadini (Southampton), Ciro Immobile (Lazio).