Ka rezultuar i pamëshirshëm për ekipet e mëdha shorti i hedhur para pak çastesh në Nion të Zvicrës, që përcaktoi çiftet çerekfinaliste nga ku do të dalin skuadrat që do të vijojnë rrugëtimin mes katër më të miravë të Ligës së Kampioneve.Reali i Madridit, Bajerni i Mynihut, Barcelona dhe Juventusi do të ndeshen mes tyre në katër duele që mund të cilësohen si finale të parakohshme.Reali, mbajtës në fuqi i trofeut, do të përplaset me Bajernin, kurse Barça dhe Juve rigjejnë njëra-tjetrën në një përsëritje të finales së vitit 2015.Buzëqeshin, ndërkaq, Atletiko e Madridit dhe Borusia e Dortmundit, që “peshkojnë” përkatësisht debutuesit e Leister Sitit dhe Monakon.

Ndeshjet

Atletiko Madrid – Leister Siti
Borusia Dortmund – Monako
Bajern Mynih – Real Madrid
Juventus – Barcelona

Takimet e para luhen të martën më 11 dhe të mërkurën më 12 prill, kurse të kthimit një javë më pas (18 dhe 19 prill).

Rruga drejt finales

Çerekfinalet: 11/12 dhe 18/19 prill

Shorti i gjysmëfinaleve: 21 prill

Gjysmëfinalet: 2/3 dhe 9/10 maj

Finalja: Të shtunën, më 3 qershor, në Stadiumin Kombëtar të Uellsit në Kardif.