Qindra protestues në Prilep të Maqedonisë kanë protestuar sërish mbrëmjen e djeshme kundër platformës shqiptare dhe kundër dygjuhësisë, transmeton “TetovaSot”.
Protestuesit kanë marshuar në rrugët e Prilepit duke thënë “JO” për dygjuhësinë dhe debatin për të ndryshuar himnin dhe flamurin dhe stemën e Republikës së Maqedonisë.
Në protestat janë vërejtur edhe disa protesteus me bereta, për të cilët sot u përhapen disa foto për grupe paramilitare nën emblemën “patriotët”.
Po ashtu, në këtë protestë janë shfaqur edhe flamuj të zinj në të cilën shkruhen “Liri a Vdekje”.