Për fat të mirë, Biblioteka Kombëtare e cila u përfshi ditën e djeshme nga flakët nuk pati dëme në pasurinë që ky institucion mban. Por heronjtë janë ata, zjarrfikësit!

Disa orë pasi zjarrfikësit kryenin misionin e tyre, në rrjetet sociale janë publikuar foto dhe video gjatë momentit kur ata kanë shuar zjarrin.

Faqja në “Facebook”, “Zjarrfikësit Tiranë” shkruan: “U lodhëm por ia vlejti ‘Biblioteka Kombërare’ kjo pasuri kulturore dhe letrare e kombit, sot nuk i humbi vlerat historike, nga zjarri i rënë në katin e 2-të të saj. Kjo falë efektivëve zjarrfikës të cilët bënë të mundur që dëmet nga zjarri të ishin minimale.”