“DurrësLajm” mëson të tjera detaje lidhur me ngjarjen e ndodhur një natë më parë në Shijak, ku shpërtheu një sasi tritoli në portën e një banese.
Ngjarja ndodhi në lagjen “Kodra” në banesën e shtetasit Ilgner Vora, me funksion kryetar i grupseksionit të PD për Shijakun.
Në një komunikim telefonik me redaksinë e “DurrësLajm”, Vora u shpreh se nuk ka asnjë dyshim për autorin/et e ngjarjes.
“Kemi kontrollin e shtetit që po merr provat, nuk kam asnjë dyshim.”, tha ai ndërsa i pyetur nëse ngjarja mund të ketë lidhje me angazhimin e tij në politikë, Vora u shpreh:
“Nuk kam patur përplasje me asnjë, në këtë shtëpi banojnë 12 persona. Ka qenë e papritur, kam dhe bashkëshorten shtatzanë dhe një djalë 2 vjeç.”
Siç duket edhe nga fotot e mëposhme, nga shpërthimi janë shkaktuar dëme materiale pranë derës së shtëpisë. Në lidhje me këtë ngjarje, policia njoftoi mbrëmjen e të dielës se disa persona janë shoqëruar në komisariat ndërsa vijon krehja e zonës.





