Mijëra qytetarë që i janë drejtuar shëtitores “Taulantia” në breg të detit janë ndeshur me shumë surpriza gjatë ditës së sotme. Disa tenda janë hapur, duke marrë vëmendjen e të gjithë qytetarëve pa dallim moshe.
Më të gëzuar nga të gjithë kanë qenë fëmijët, të cilët kanë ndjekur kllounët me veshjet e personazheve të filmave të tyre të dashur, të cilët kanë zbritur në shesh.
Qindra vogëlushë janë argëtuar me kllounët dhe personazhet e tjerë të vënë në dispozicion për ta, prej orës 10.00 deri në orën 14.00, ndërsa aktivitetet e planifikuara kanë qenë të larmishme e të shumëllojshme. Në shëtitore janë argëtuar të gjithë fëmijët pa përjashtim, ndërsa dhurata të shumta janë shpërndarë për ta, si kapele, tullumbace, balona etj.
Mijëra trëndafila të kuq u janë shpërndarë kalimtarëve të rastësishëm, që përshkuan shëtitoren "Taulantia". Po kështu dhjetëra pako me ballokume të freskëta janë shpërndarë për të gjitha moshat në shëtitore, nga të rinjtë e LRI-së, të cilët për një ditë si kjo e 14 Marsit ishin angazhuar fort e me seriozitet, për ta bërë këtë festë të paharrueshme për të gjithë qytetarët durrsakë.
Në festën e organizuar nga të rinjtë e LRI-së, mori pjesë padyshim edhe administrata e bashkisë, e cila i solli fëmijët në festë.
Festat masive në këtë ditë nuk janë organizuar pothuajse asjëherë nga bashkia e qytetit, e cila e ka për detyrë institucionale organizimin e tyre. Atë që nuk e bën dot bashkia në këtë rast e kanë bërë të rinjtë e LRI-së.
Ndjekim matërialin e përgatitur:
K.H.