Ministri i Jashtëm i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, ka thënë se spiunët nga Rusia kishin planifikuar të vrisnin ish-kryeministrin e Malit të Zi, Millo Gjukanovic.

Ai shtoi se duhet pasur shumë kujdes me zhvillimet në shtetet e Perëndimit.

Johnson ka bërë publik një draft plan të inteligjencës ruse, për vrasjen e Gjukanovic, në mënyrë që të ndalohej hyrja e Malit të Zi në NATO.

Johnson tha se qeveria e Putin është e gatshme të bëjë të gjitha llojet e lojërave të pista.