Autoritet shëndetësore në Greqi kanë përditësuar të dhënat e fundit sa i përket situatës së Covid, ku njoftojnë se në 24 orët e fundit janë regjistruar 877 persona të infektuar.
Po në këtë interval kohor, janë shënuar 38 të vdekur, duke e çuar këtë numër që nga fillimi i pandemisë në 11.772.
Mësohet se 569 qytetarë ndodhen në njësitë e kujdesit intensiv, mosha mesatare e të cilëve është 67 vjeç. Numri i rasteve aktive është 389.804, ndërsa shumica e tyre janë burra.
Sa i përket rajoneve më të prekura, i pari në listë është ai i Atikës, me 470 të infektuar, në Selanik 90, në Larisë 25 dhe Etolokaranania 25.





