Në një konferencë për shtyp, lideri i LSDM Zoran Zaev ka paraqitur programin e tij qeverisës, si dhe i ka kërkuar presidentit Gjorge Ivanov, ta mandatojë me krijimin e qeverisë.
Duke i lënë Ivanovit një afat 10-ditor për të vendosur, Zaev tha se platforma e prezantuar nuk do të cenojë aspak sovranitetin e vendit, por përkundrazi, do ta rrisë atë. Sa i përket kërkesave të partive shqiptare për zyrtarizimin e gjuhës shqipe, Zaev është shprehur se diçka e tillë nuk është e mundur.
Lideri i LSDM foli vetëm për një përdorim të zgjeruar të gjuhës, edhe në ato zona ku minoriteti i kalon 20%. Lidhur me printimin e bankënotave dhe shkrimit në shqip në uniformat zyrtare, Zaev lë të hapur mundësinë për diskutim, teksa shprehet se momentalisht, diçka e tillë përbën mospërputhje me kushtetutën e vendit.
Lideri i LSDM premtoi zyrtarizimin e gjuhës shqipe si gjuhë e dytë në vend dhe realizimin e Platformës Shqiptare, në kohën kur partitë shqiptare negocionin krijimin e qeverisë me VMRO-në e Nikolla Gruevskit.