Jemi mësuar t’i shohim të veshur me kostum e me kollare, dhe nëse i shohim sportivë apo në aktivitete të ndryshme të jetës së përditshme, na duken ndryshe.
Deputeti Eduard Shalsi ka publikuar në profilin e tij në “Facebook”, disa video ku ai së bashku me ministrin e Mirëqenies Sociale kanë hequr kostumin e politikanit dhe shfaqen krejtësisht ndryshe nga ajo që jemi mësuar.
Nga sa duket në këtë video, mbrëmjen e djeshme ministri Blendi Klosi dhe deputeti Eduard Shalsi kanë përfunduar duke bërë rolin e DJ.
Ata kanë qenë të pranishëm në festën e organizuar nga të rinjtë e FRESSH-it në Berat, ku dy politikanët janë duke u argëtuar mjaft në këtë rol. Duket se më “seriozisht” e ka marrë deputeti Shalsi.