Ka pasur vazhdimisht vëmendjen e publikut dhe qindra mijëra fansave. Jo pak herë paparacët janë vërtitur në përpjekje për të realizuar një foto të Jonida Maliqit me bashkëshortin e saj, por asnjëherë nuk ia kanë arritur këtij qëllimi.
Këngëtarja e famshme shquhet si një ndër të paktat që dëshiron ta mbajë jetën e saj private larg syve kureshtarë dhe mund të themi se deri më sot ia ka arritur. Edhe pse është përfolur shpesh në media martesa e saj, asgjë konkrete nuk është publikuar, natyrisht, jo pa aprovimin e këngëtares. Në listën e atyre që Jonida Maliqi nuk dëshiron t’i publikojë është bashkëshorti i saj. Por kush është ai?
Gent Prizreni është një nga biznesmenët më të njohur në Shqipëri. Përveç biznesit të ndërtimit, ai ka edhe një sërë biznesesh të tjera që operojnë në Tiranë e jo vetëm. Ai njihet gjithashtu edhe si kunati i një prej njerëzve më të pasur në vend, Samir Manes. Fotot e pakta të tij vijnë nga dita e dasmës e çiftit, e ato pak foto që vetë Jonida ka publikuar në rrjetet sociale. /xing.al