Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njofton se në 24 orët e fundit në vendin tonë janë kryer 2512 testime për persona të dyshuar për koronavirus nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 33 qytetarë.
Mësohet se rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:
14 raste në Tiranë, nga 3 raste në Shkodër, Elbasan, Librazhd, nga 2 raste në Devoll, Berat, Pogradec, Skrapar, nga 1 rast në Lezhë, Vau i Dejës.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 131 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 128,732 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 57 pacientë nga të cilët 8 pacientë janë në terapi intensive.
Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor betejën me COVID19 nuk e kanë fituar 2 qytetarë: 1 qytetar nga Korça, 1 qytetar nga Shkodra, të moshave 56-80 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.
Statistika (23 maj 2021)
- Raste të reja ditore 33
- Të shëruar në 24 orë 131
- Të shtruar në spitale 57
- Humbje jete në 24 orë 2
- Testime ditore 2,512
- Testime totale 698,250
- Raste pozitive 132,209
- Raste të shëruara 128,732
- Raste Aktive 1,033
- Humbje jete 2,444
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
- Tiranë 575
- Korçë 114
- Shkodër 86
- Vlorë 55
- Elbasan 42
- Berat 41
- Lezhë 35
- Gjirokastër 35
- Fier 23
- Kukës 14
- Durrës 12
- Dibër 1





