Vadym Kostiuk, Konsulli i Përgjithshëm i Ukrainës në Mynih, ka thënë se më 1 prill, hyn në fuqi një marrëveshje midis Ukrainës dhe Shqipërisë dhe kjo do çojë në heqjen e ndërsjelltë të vizave për qytetarët e të 2 shteteve.
“Më 1 prill 2017, hyn në fuqi marrëveshja midis Këshillit të Ministrave të Ukrainës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, për anulimin e ndërsjellë të kërkesave për viza, e nënshkruar në Tiranë më 4 nëntor, 2016”, shkroi Kostiuk në faqen e tij në Facebook.
Në përputhje me dispozitat e marrëveshjes, parashikohet se qytetarët e Ukrainës dhe shtetasit shqiptarë të cilët përdorin dokumente të vlefshme udhëtimi (pasaporta të huaja, dokumente identifikimi) mund të hyjnë, të largohen dhe të qëndrojnë pa viza në territorin e shtetit të palës tjetër kontraktuese për një periudhë që nuk i kalon 90 ditë brenda 180 ditëve.
Siç është raportuar, më 4 nëntor, ministri i jashtëm Ukrainian Pavlo Klimkin dhe Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, kanë nënshkruar një marrëveshje ndërmjet Ukrainës dhe Shqipërisë për heqjen e ndërsjelltë e vizave.