Ka qenë direkte, e sinqertë dhe ka folur pa doreza. Deputetja e LSI-së, Monika Kryemadhi e ftuar mbrëmë në emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu në lidhje me temën “Sa të forta janë gratë” dedikuar festës së 8 Marsit, ka rrëfyer se në kohën kur u bë me fëmijë për herë të parë e “urrente për vdekje”, bashkëshortin e saj, Ilir Metën.

Një shprehje e përdorur nga Kryemadhi, me idenë, se në periudhën e mëmësisë gruaja është shumë e zënë me punët e shtëpisë dhe mbi të gjitha me kujdesin prindëror, gjë e cila, e izolon një grua nga aktiviteti i saj normal.

“Kur u bëra me fëmijë për herë të parë, unë e urreja Ilir Metën për vdekje. Sepse thoja ky më mbylli në shtëpi, më la pa punë dhe ngela një grua në shtëpi që laja dhe shpëlaja. Vajta dhe 100 kg. Burri shëtit, lëviz bën qejf, ndërsa ti çfarë je, je një skllave që rri në shtëpi”, tha ndër të tjera Kryemadhi.