Një marshim protestë pritet të zhvillohet pasditën e kësaj të diele në Durrës kundër dhunës dhe abuzimeve seksuale ndaj fëmijëve.
Duke marrë shkas nga ngjarja e ndodhur në Mirditë pak ditë më parë, ku një 15-vjeçare u përdhunua nga disa persona, qytetarët në Durrës do të marshojnë në orën 18:00.
Mësohet se marshimi do të fillojë në sheshin “Liria” dhe do të vazhdojë më tej përgjatë “Rrugës Tregtare” e deri tek “Torra Veneciane”.
Kujtojmë që protesta të kësaj forme janë zhvilluar prej ditësh edhe në qytete të tjera të vendit.





