Ashtu siç është bërë traditë në vite, Drejtoria Arsimore Rajonale ka organizuar aktivitetin “Mësuesi i Vitit 2017”, ku janë nderuar me këtë titull 10 mësuesit e përzgjedhur nga shkolla të ndryshme të qytetit të Durrësit. Këtë vit u nderuan edhe tre drejtues shkollash e dy mësuese të arsimit parashkollor.

Në ceremoninë e zhvilluar në Pallatin e Kulturës,për aktivitetin në fjalë, të pranishëm ishin shumë arsimtarë, ku simbolikisht vlerësohen mësuesit më të mirë të vitit. “Profesioni i mësuesit është një mision  fisnik”,- deklaroi në fjalën e saj përshëndetëse Lindita Muka drejtuese e D.A.R.

E pranishme ne aktivitet ishte dhe zv./ministrja e Arsimit dhe Sportit Nora Malaj, e cila vlerësoi punën dhe kontributin e dhënë nga mësuesit e Durrësit e të gjithë Shqipërisë në mirërritjen e brezit të ri dhe edukimin e tyre.

14 mësues ishin përzgjedhur nga stafet pefagogjikë për t’u vlerësuar me këtë titull, midis tyre tre drejtues shkollash.

Si drejtues shkollash u vlerësuan:

Arben Peza;

Zamira Metaj;

Tomor Agalliu.

Mësuesit e vitit u shpallën:

Sadik Reçi;

Serbese Nikoçi;

Pashe Zogu;

Mimoza Haxhi;

Aida Metaliaj;

Bujar Mezi;

Ermira Guleksi;

Gentiana Simaku;

Lindita Kumanova;

Lumturi Macukulli dhe Lindita Hasho e përzgjedhur nga cikli arsimor parashkollor nga kopshti  “1 Qershori”.

K.H.