Vëllezërit Xhaka janë aktivë në rrjetet sociale veçanërisht në raste festash, duke shpërndarë urime përmes postimeve të tyre. Urimet e Taulantit dhe Granitit nuk mund të mungonin as në ditën e gruas.Vëllai i madh, Taulanti, shkruan në gjermanisht dhe anglisht: “Gëzuar ditën e gruas”, e më pas në shqip: “Gëzuar 8 Marsin NËNA të dashura! Ju që me aq mund e sakrificë na rritët dhe na edukuat, Ju që na falni pa fund dashuri, Ju që nuk ju zë gjumi po nuk u siguruat që ne jemi mirë, mirënjohje dhe dashuri pa fund NËNA të dashura!”.
Nuk ka munguar përgjigja e nënës Eli: “Faleminderit djali im, qofsh i bekuar gjithmonë. Të do mami pafund”.Kurse mesazhi i Granitit ishte më personal dhe i shoqëruar me një foto të tij me nënën kur ishte i vogël. “8 MARSI një ditë e veçantë për të gjithë nënat tona, por në fakt çdo ditë duhet t’u përulemi e t’i falënderojmë shumë për gjithçka kanë bërë për ne. Sa net pa gjumë kalon një nënë duke menduar për ne dhe duke u kujdesur për ne pa pushuar asnjë minutë. E si mund të shpreh unë me fjalë gjitha ato që ti meriton nëna ime! Çdo fjalë që unë mund të them është shumë pak NËNA IME.
Të them nga zemra që je gjithçka për mua dhe gjatë gjithë jetës sime do të jem mirënjohës. Pa ty nuk do isha ky që sot jam. Ti më frymëzon të eci i sigurt përpara.Të dua shumë NËNA ime!
Gëzuar festën edhe shumë e shumë festa së bashku”, shkruan mesfushori i Arsenalit.





