Aktori i njohur i humorit Jul Deda, ka uruar përmes një postimi në instagram të gjitha gratë. Ai shkakton gjithnjë të qeshuara dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe edhe me këtë urim.

“Ndërkohë që në të gjithë botën protestohet, këtu mblidhen gratë dhe festojnë. Në fakt të dyja kanë sens, sepse edhe festa është një lloj proteste nën moton “të dalim një herë ne pa burrat, se ata qelbësirat dalin për natë”-shkruan ndër të tjera Juli, duke shkaktuar të qeshura tek ndjekësit e tij në rrjetin social.

 Ai gjithashtu është shprehur se gratë janë gjysma më e mirë e njerëzimit.