Edgardo Bauza është mërzitur duke dëgjuar pambarimisht pyetje për Mauro Ikardin. Edhe pse sulmuesi po shkëlqen me fanellën e Interit, trajneri nuk e grumbullon me komëbtarën duke preferuar lojtarë që nuk aktivizohen si Laveci, arsye pse emri i tij vazhdon e përmendet në çdo intervistë.I pyetur këtë radhë për sulmuesin gjatë një intervistë në “Radio Continental”, trajneri nuk ka duruar më.
“Ju gazetarët po më çani t*** me këtë hisotri! Do të vijë edhe momenti i tij”, u shpreh ai.Por për të arritur ky moment, duhet që Ikardi të presë fatkeqësitë e të tjerëve. “Nëse do t’i ndodhë ndonjë gjë Higuain apo Prato, atëherë do ta grumbulloj”, deklaroi trajneri i Argjentinës, i cili si paraardhësit e tij, akuzohet se bën listat vetëm me futbollistët që ka shokë Mesi.