Ka qenë prej vitesh konsumuese e alkoolit dhe lëndëve narkotike, por fatmirësisht aktorja me origjinë shqiptare, Eliza Dushku, e ka kaluar këtë periudhë të errët të jetës së saj.

Gjatë një fjalimi me një grup studentësh në New Hampshire, ajo ka treguar se si ia ka dalë mbanë në betejën e saj për të qëndruar e pastër. Ylli i filmit “Bring it On” ka thënë se tashmë ka 8 vite që nuk konsumon alkool dhe drogë.

“Kur pija alkool dhe substanca narkotike nuk merrja vendimet e duhura dhe për këtë arsye gjerat përkeqësoheshin”- ka thënë 36-vjeçarja.

Më tej Eliza Dushku ka thënë se familja e saj nuk e lejonte të takonte mbesën për shkak të varësisë nga substancat.

“Mbaj mend që vëllai më thoshte se nuk më donte pranë mbesës time, sepse nuk më besonte. Sot jam një hallë shumë e mirë, por e dini çfarë? Ai kishte të drejtë”. Unë u largova nga veset e këqija për veten dhe familjen time. Drogat janë të forta, por ne jemi më të fuqishëm”- ka thënë aktroja me origjinë shqiptare.

Në vitin 2008, problemet e Elizës me alkoolin dhe drogën kanë qenë kryefjala e ditës për mediat rozë.