Ish-diplomati Gjorgje Spasov në një reagim të tij e ka quajtur të turpshme letrën e presidentit Ivanov që i ka dërguar liderëve botëror lidhur me situatën në Maqedoni.
Sipas tij, Ivanov përmes kësaj letre ka pasuar një mori të gënjeshtrave se gjoja po rrezikohet paqja, Kushtetuta, unitariteti i Maqedonisë nga partitë shqiptare, transmeton “INA”.
Spasov theksoi se Deklarata nuk është dokument zyrtar, por është e ngjashme me thirrjen që VMRO-DPMNE bëri për të mos njohur zgjedhjet nëse i vidhen mandatet e deputetëve. Ivanov tregoi se është kreatori kyç i krizës dhe thellimit të saj pas zgjedhjeve, ka shkruar Spasov.
(INA)