Presidenti Ilir Meta ishte i pranishëm në cermoninë e mbajtur në sheshin ‘Nënë Tereza’ përsa i përket demonstrimit të stërvitjes ushtarake të forcave shqiptare dhe atyre të NATO-s.

Ai tha se Shqipëria ka treguar në këtë stërvitje profesionalizëm, si dhe ka shpalosur virtytet tradicionale që mbart, siç janë, besnikëria dhe mikpritja.

Ndërkohë që mbetet për t’u theksuar që mes presidentit dhe kryeministrit nuk pati asnjë shtërngim duarsh, ndërsa e njëjta gjë ndodhi edhe me ambasadoren e SHBA, Yuri Kim, që nuk pati asnjë lloj afrimiteti me presidentin, ndërsa u ngrit në këmbë për t’i dhënë dorën kryeministrit Rama.

Fjalimi i Presidentit Meta:

“Të nderuar përfaqësues të qeverisë dhe gjitha institucioneve, e nderuar zona përfaqësuese e SHBA-së dhe trupit diplomatik. Të nderuar trupa pjesëmarrëse, ushtarakë e qytetarë, është kënaqësi e vecantë për mua të jemi së bashku në këtë shesh që mban emrin e shënjtores së madhe Nënë Tereza, për të vëzhguar stërvitjen më të madhe të organizuar ndonjëherë.

Operacionet e organizuara në ajër det edhe tokë kanë qenë të suksesshme deri më tani dhe kanë realizuar të gjitha objektivat e vëna.

Kjo do t’i shërbejë rritjes së kapacitetit tonë të mbrojtjes. Jam i lumtur që qytetarët kanë shprehur mikpritjen tonë karakterizuese. Shpreh falenderimin më të madh për SHBA dhe vendet e tjera aleate që zgjodhën vendin tonë për të mbajtur këtë stërvitje të madhe. NATO është organizata më e madhe e lirisë.

Në fund dua të falenderoj forcat tona ushtarake të cilët janë gjithmonë të gatshëm për të përmbushur detyrat e tyre në funksion të operacioneve të organizuara nga SHBA dhe NATO”.