Pamjet filmike “tradhtojnë” Zllatan Ibrahimovic. Ndonëse gjyqtari kryesor i takimit Manchester United – Bournemouth 2-1, Kevin Friend dhe ndihmësit e tij nuk e vunë re episodin e pjesës së parë kur Ibra goditi më bërryl mbrojtësin kundërshtar Tyron Ming.
Federata e Futbollit ka marrë si provë pamjet filmike për të ngritur cështjen disiplinorë ndaj sulmuesit suedez.Deri në orën 18:00 të së martës 35-vjecari duhet të depozitojë në federatë argumentat e tij mbrojtëse, por nga ajo që tregojnë pamjet filmike rrezikon të pezullohet tri ndeshje, duke humbuet takimin e FA Cup ndaj Chelseat dhe dy përballjet e Premier Leagues ndaj Middlesbrough dhe Ëest Bromwich Albion.
E njëjta masë ndëshkimore pritet t’i jepet edhe Tyoron Ming, cili shkeli me këmbë pa top suluesin e United, duke e rrezikuar seriozisht shëndetin e tij.Interesant është fakti se si Ibrahimovic ashtu edhe Ming kanë shmangur polemikat pas ndeshjes, duke lënë të kuptohet se i kanë zgjidhur mosmarrëveshjet në fushë në mënyrën e tyre.