Teuta merr tri pikë shumë të rëndësishme në Pogradec, duke iu afruar Flamurtarit kryesues. Durrsakët përfituan nga nervozizmi i vendësve, teksa shënuan tre gola me autor E.Hoxhën, Kapllanin dhe Isakun.
Kundërsulmi i Teutës ishte “vrasës”, me Salillarin që ishte ndër më të mirët në fushë. Pas kësaj humbjeje, Pogradeci rrezikon mbijetesën.