Me nisjen e spektaklit të sotëm “Your faces sounds familiar” Arjan Çani i është drejtuar moderatores Alketa Vejsiu me një kërkesë të veçantë.
Çani ka kërkuar të ndryshojë vendin, ku ulet në juri. Kur Alketa e pyeti se pse kjo kërkesë, përgjigja e Çanit shkaktoi të qeshura tek të gjithë.
“Alketa, kur t’i kthehesh, këto të dyja më fusin duart” u shpreh Çani duke iu referuar dy anëtarëve të tjera të jurisë, Olta Gixhari dhe Albërie Hadërgjonaj.





