Arjan Çani është një nga moderatorët më ngacmues shqiptarë. Atë jemi mësuar ta shohim prej kohësh me emisionin e së premtes "Zonë e Lirë", por ai është gjithashtu pjesë e jurisë në ‘Your Face Sounds Familiar’
Për një periudhë të gjatë Arjan Çani zotëron ekranin televiziv, duke u listuar ndër emrat më të paguar në Shqipëri.
I pyetur në emisionin‘Thumb’ se sa është paga e tij për emisionin ‘Your Face Sounds Familiar’, ai ka dhënë një përgjigje që do t'ju lërë pa fjalë.
“Nuk ka lidhje pagesa. Unë Vera Grabockën dhe Alketa Vejsiun i kam mikesha. Më ftuan dhe shkova. Nuk jam pjesë e emisionit për para. Nuk marr pagë atje, plus që jam pjesë e këtij televizioni”-përfundon deklaratën moderatori i "Zonë e Lirë".