Disa portale kanë shpërthyer me lajmet se si e mori vesh VMRO-DPMNE se kush e hartoi platformën në Tiranë, dhe se a kishte gisht kryeministri Edi Rama.

Ndërsa portali 'Fol' është thirrur në intervistën e liderit të VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevski, Lëvizja BESA ka treguar se platforma është nënshkruar në Tiranë.

“Ajo që ndodh tani në Maqedoni është në kundërshtim me kushtetutën e Maqedonisë, shkohet drejt shtetit binacional, anashkalohen bashkësit e tjera etnike në Maqedoni, siç janë turqit, romët, serbët, boshnjakët vllasët pse jo edhe kroatët, kështu të gjithë vendosen në një pozicion anësor, kurse favorizohet vetëm njëra bashkësi etnike. Favorizohet bashkësia etnike shqiptare edhe bëhet në mënyrë kundërkushtetuese. Bëhet pa u paralajmëruar në zgjedhje. Me platformë të nënshkruar në shtet tjetër, nën përkujdesjen e një kryeministri tjetër, kryeministrit Edi Rama, të cilë  edhe u vërtetoj dje  njëra nga  partitë që ka marrë pjesë atje , partia BESA e cila publikisht tha se e gjithë ideja dhe hartimi i platformës  ishte nën përkujdesjen e shtetit shqiptar”, ka thënë Gruevski.

Ndërsa sipas Almakos, lideri i BDI-së, Ali Ahmeti ka qenë i pari që ka zbuluar detaje për platformën.

“Në radhë të parë kjo është nevojë për shqiptarët në Maqedoni. Kam bërë shumë më herët takime më kryeministrin Edi Rama. Sigurisht ka biseduar edhe me mua, dhe më ka kërkuar nga unë të thërras partitë politikë në një takim të përbashkët për ti dëgjuar se cilat janë kërkesat e tyre. Unë e kam bërë këtë përpjekje se, gjithashtu ka edhe kërkesë edhe nga autoriteteve e Kosovës, dhe partive politike opozitare, unë po ashtu kam bërë edhe një takim me Lëvizjen Vetëvendosje në drejtim të inkurajimit për t’i harmonizuar qëndrimet lidhur me avancimin e çështjes shqiptare”, theksoi Ali Ahmeti./Almakos/