Rrëfimi i këngëtares shqiptare Silva Gunbardhi, që nuk ka mjaftueshëm të ardhura, madje për këtë arsye ka shtyrë për disa kohë operacionin në sy, bëri bujë pak ditë më parë. “S’është aspak e vërtetë që jam e pasur dhe këtë e tregon fakti që kisha 10 vite që mbaja lente në sy dhe për shtatë vite asnjë vizitë nuk kisha bërë e jo më operacion. Arsyeja? Po ja, unë punë të reduktuar, Dafi student, djali ynë Dalvi vetëm shpenzime, imagjinojeni vetë! Nëse do të mund të shihnit dërgesat e mia mujore në bankë, nuk do t’u besoni syve…”- ka ajo Silva Gunbardhi në një interviste të javës së kaluar për revistën “Story”.

Pavarësisht deklaratave të këngëtares, partner i saj ka treguar krejt të kundërtën përmes një postimi. Ai ka publikuar në Instagram foton e tavolinës së mbushur me euro. “Film i këndshëm”,-shkruan ai përbri fotos, ku dallohet që po sheh një film aksion.