Vazhdon fantazia e mediave serbe, të cilat vijojnë të shkruajnë për shqiptarët. Dje gazeta me natyre të fortë nacionaliste, “Kurir”, kishte si kryeartikull të sajin lajmin e shqiptarit Izmir Smajlaj që u shpall kampion Evrope në sallat e mbyllura në Atletikë, festën e të cilit me simbolin e shqiponjën e cilësuan ofendim, ndërsa sot shkruajnë sërish për shqiptarët, duke i etiketuar si mafiozë.

“Kurir”, pretendon se agjentët danezë kanë zbuluar planin e terroristëve shqiptarë që ishin përpjekur të vrisnin në Kopenhagen këngëtaren e popullarizuar të turbo-folkut serb, Ceca Raznatovic, ish-bashkëshorte e kriminelit të vrarë serb Arkan.

Ceca udhëton të premten për në Danimarkë dhe sipas gazetës serbe, do të jetë nën mbrojtjen e shërbimit intelegjent danez dhe forcat speciale të këtij vendi nuk do t’i ndahen 24 orë.