Shtëpia e Bardhë i ka kërkuar zyrtarisht Kongresit Amerikan që të hetojë abuzimet e pretenduara të pushtetit nga administrata e ish-Presidentit Barack Obama, si pjesë e hetimeve për ndërhyrjet e dyshuara ruse në zgjedhje.

Kërkesa e Shtëpisë së Bardhë është bërë ditën e sotme përmes një shkrese zyrtare. Kërkesa vjen një ditë pasi Presidenti Donald Trump akuzoi Obamën se ka urdhëruar përgjimin e telefonave të tij gjatë fushatës presidenciale amerikane.

Detaje të tjera më të hollësishme nuk janë bërë të ditura, ndërkohë që ditët në vijim pritet informacion më i detajuar nga Shtëpia e Bardhë apo nga vetë Presidenti Trump.