Shqipëria vijon të mbetet në territor pozitiv sa i përket vizitorëve në sitet kulturore apo në parqet arkeologjike, me 617,907 vizitorë vetëm gjatë periudhës janar–qershor të këtij viti sipas të dhënave të Ministrisë së Turizmit.
Shifrat e vizitorëve gjatë 6-mujorit të parë të 2026 kanë pësuar një rritje prej 9.9% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025.
Referuar të dhënave zyrtare të mësipërme vetëm në Parqet Arkeologjike janë regjistruar mbi 276 mijë vizitorë, ndjekur nga mbi 192 mijë në Muze, dhe në Kala dhe Monumente Kulturore janë regjistruar rreth 150 mijë vizitorë sipas të dhënave të Ministrisë së Turizmit.
Nëse ndalemi në 5 sitet më të vizituara përgjatë 6-mujorit të parë të këtij viti, Parku Kombëtar i Butrintit ka patur fluksin prej 114 mijë vizitorësh, Kalaja e Gjirokastrës mbi 110 mijë, me mbi 84 mijë vizitorë Parku Arkeologjik i Shkodrës, ndërsa Muzeu Kombëtar në Krujë 66 mijë vizitorë dhe Parku Arkeologjik i Apolonisë rreth 66 mijë vizitorë.
Ndërsa në total në 6 muajt e parë të këtij viti Shqipërinë e kanë vizituar në total rreth 5.1 milionë shtetas të huaj.
Megjithatë në një postim në rrjetet sociale Ministri Blendi Gonxhja vë në dukje se në një sektor si turizmi, besimi, stabiliteti dhe perceptimi i sigurisë janë faktorë vendimtarë në zgjedhjet e vizitorëve dhe të operatorëve turistikë.
MINISTRIA E TURIZMIT, TOP 5 SITET ME TE VIZITUARA
Parku Kombëtar i Butrintit -> 114.084 vizitorë
Kalaja e Gjirokastrës -> 110.156 vizitorë
Parku Arkeologjik i Shkodrës -> 84.472 vizitorë
Muzeu Kombëtar në Krujë -> 66.116 vizitorë
Parku Arkeologjik i Apolonisë -> 65.832 vizitorë





