Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka ndarë mëngjesin e kësaj të enjteje pamje në rrjetin social “Facebook”, duke vënë në fokus turizmin dhe numrin e vizitorëve, që eksplorojnë bukuritë e Shqipërisë.
Sipas Ramës, Shqipëria vijon të mirëpresë turistë nga e gjithë bota, ndërsa shton se Agjencia Kombëtare e Turizmit është e pranishme në të gjitha pikat hyrëse, duke u ofruar vizitorëve harta, guida dhe materiale informuese për t’i ndihmuar të zbulojnë destinacionet dhe përvojat turistike që ofron vendi.
“MIRËMËNGJES dhe ndërsa Shqipëria vijon të mirëpresë vizitorë nga e gjithë bota, Agjencia Kombëtare e Turizmit është e pranishme në të gjitha pikat hyrëse të vendit, me harta, guida dhe materiale informuese që i ndihmojnë të zbulojnë bukuritë dhe përvojat që ofron Shqipëria, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në Facebook.
Postimi i kryeministrit shoqërohet me pamje nga pikat hyrëse të vendit, ku stafet informuese mirëpresin turistët dhe u ofrojnë informacion mbi atraksionet turistike dhe destinacionet kryesore të Shqipërisë.





