Cristiano Ronado është quajtur “egoist” nga shokët e ekipit te Real Madrid pas një mbledhjeje të ekipit që thuhet se ka qenë tepër e nxehtë. Sipas gazetës Mundo Deportivo, shumë prej lojtarët e Los Blancos janë të frustruar për shkak të ish-yllit të Manchester United. Teksa lojtarë si kapiteni Ramos, Marcelo dhe Luka Modric nuk kishin gjë kundër trajnerit Zinedine Zidane, raportohet se ata kanë shprehur pakënaqësi ndaj Ronaldos.

Disa prej yjeve më të mëdhenj pretendojnë se janë lodhur nga kritikat që marrin kur Real humbet pikë…por nuk përmenden sa Ronaldo kur fitojnë ndeshje. Mungesa e dëshirës së Ronaldo-s për të zbritur mbrapa për të ndihmuar ekipin në mbrojtje ishte një tjetër akuzë drejt portugezit.

Sipas faqes spanjolle SER, mbrojtësi i Real Ramos ka thënë: “Këtu të gjithë duhet të mbrojmë dhe të vrapojmë. I vetmi që nuk duhet të vrapojë është Cristiano pasi ai bën 60 gola në sezon.” Frustrimi në Madrid ka ardhur në rritje pas rezultateve të këqija të javëve. Problemet e Real u shtuan kur Bale, i cili sapo është rikthyer nga dëmtimi, doli me karton të kuq në ndeshjen kundër Las Palmas dhe mungoi edhe në ndeshjen kundër Eibar, ku madrilenët fituan 4:1 pa Ronaldo-n.