Teksa zhveshja në skenë është bërë tashmë një "modë", ka diçka ende të sikletshme në këtë mes: të shoshë mamanë që ka ekspozuar më shumë seç duhet, e aq më tepër ta shohë gjithë bota. Djali i këngëtares së njohur Jennifer Lopez, është ndjerë shumë keq kur e kanë pyetur se "Pse mami yt zhvishet kaq shumë?".

Max-i i ka kërkuar nënës së tij që të veshë pantallona dhe të mos tregojë më këmbët.

"E dini çfarë më pyeti një ditë Max?", ka thënë Lopez në një intervistë për "Build Series". "Ai më tha: Ma, pse nuk vesh pantallona në koncertet e tua? Duhet të veshësh më shpesh pantallona. Mos i nxirr më shalët".

Kjo bisedë sipas këngëtares ka ndodhur pas koncertit të saj të fundit në Las Vegas, ku Lopez është veshur shumë ekstravagante.

 "Unë ia ktheva: Oh, shpirt, por mami është një shoëgirl", ishte reagimi i këngëtares së "On The Floor".