Këngëtarja britanike doli mjaft e shpërblyer nga mbrëmja e madhe e ndarjes së çmimeve “Grammy Awards”.
Adele arriti të rrëmbejë plot pesë çmime, ndër to edhe atë për “Albumin më të mirë të vitit”.
Por ‘ngacmuesit satirikë’ në rrjetet sociale kanë përqeshur dukjen e këngëtares në tapetin e kuq të “Grammys”.
Adele kishte vendosur të vishej me një fustan të gjatë ngjyrë të gjelbër, të punuar nga marka “Givenchy” për koleksionin e tyre të ri “Haute Couture”, përcjell Telegrafi.
Ndërkohë ngacmuesit e rrjeteve sociale kanë mbushur rrjetin me imazhe satirike, të cilat përqeshnin dukjen e këngëtares duke e krahasuar me atë të princeshës Fiona, të filmit të njohur për fëmijë “Shrek”.
Por, kundrejt këtyre kritikave ka reaguar vet 28 vjeçarja, e cila është shprehur se idea për veshjen nuk ka qenë fare e saj, por e “Givenchyt”.
“Nuk më intereson fare, ajo ide ishte e Givenchy Couture”, shkruan Adele në një cicërimë në Twitter.
E pyetur në disa intervista se çfarë mendon për sulmet e tilla satirike në rrjetet sociale, këngëtarja e hitit “Hello” u shpreh: “Ata mund të thonë ç’të duan”.