Aurela Gaçe është bërë nostalgjike dhe duket se e ka pushtuar malli për dy persona të shtrenjtë që nuk jetojnë më. Ajo ka publikuar së fundmi në Instagram një foto të gjyshërve të saj.

“M’u mblodh një lëmsh në fyt teksa shikoja këto dy portete. Dy gjyshërit e mi të shtrenjtë (nga ana e babit) sa shumë kujtime. Do të doja të ndaja me ju shumë në këto momente, por e kam të pamundur të shpreh gjithë dashurinë, krenarinë, mallin që ndjej ….Dashuri që nuk thuhet me fjalë”,-shkruan ajo përbri fotos bardhë e zi.