Sot në emisionin “Thumb”, transmetuar në Abc News, u zbulua edhe e vërteta e videos së Çiljetës, e cila siç thanë mediat kishte ikur nga emisioni pas një sherri me dy moderatoret.
Edhe pse në emision nuk kanë munguar pyetjet për futbollin dhe një portier, Aulona dhe Fatma u treguan të kujdesshme të mos prekin pikën e saj më të dobët.
Kur dukej se do t’i bënin një pyetje për Alban Hoxhën, Çiljeta filloi të prekë flokët, ul kokën dhe dëgjon me vëmendje, por Aulona shqipton: A e di t’i Çiljeta kush është portieri i Tiranës?
Dhe këtu ajo lehtësohet, qesh dhe përgjigjet duke qeshur: Jo.
Emisioni mbyllet pa sherr dhe ne nuk e dimë nëse ka pasur një të tillë, apo ka qënë thjesht një shaka.