Gjatë intervistës së saj për emisionin “Thumb” këngëtarja Barbana Dini u shpreh se humbja e jetës së vëllait të saj Ergi ishte një “peng” shumë i madh për ëndrrat e tij, për moshën e tij, por edhe për të gjithë personat që Ergi njohu në jetë
“Ergi të gjitha ëndrrat e tij realisht i la përgjysmë, kjo është një peng vetë mosha është një peng, çdo personi që ai njohu i la një peng, e them këtë sepse realisht ai nuk e mori atë që meritonte dhe është një ndër pengjet më të mëdha. Jetojmë në një vend ku sa më shumë i talentuar të jesh aq më shumë dyer të mbyllen. Edhe pse jetojmë në një vend të çakorduar publiku nuk është i shurdhër ja dha vlerësimin maksimal për aq kohë sa ai mund të jepte diçka.
Është gjynah të pranosh që në këtë vend duhet pritur një ditë e tillë e zezë për të një njeri që të thuhen të vërtetat për një artist, dhe artistët e tjerë i thanë Ergit të vërtetat pas këtij momenti nëse do ja kishin thënë më parë ai do gëzohej shumë,”-u shpreh Barbana. Gjithashtu Barbana foli edhe për nismën e familjes së saj “Ergi Dini kundër aksidenteve”, e cila vjen si një nisëm sensibilizuese për në mbrojtje kryesisht të të rinjve kundër aksidenteve.
“Kjo është një nisëm faktikisht që merret për herë të parë në Shqipëri nga familja jonë. Duam të bëjmë detyrën tonë si qytetarë të këtij vendi duke sensibilizuar njerëzit sidomos rininë për pasojën që lënë ngjarje të tillë. Jeta vazhdon por varet sesi vazhdon është pikërisht kjo që të bën të vazhdosh në një lloj mënyre apo në një tjetër duke bërë gjërat që ai do të donte të bënte,”-thekson këngëtarja.