Mes Kosovës dhe Shqipërisë, jo vetëm për karrierën muzikore, por edhe për jetën private, Xhensila është vënë sërish në fokus të mediave rozë së fundi. E gjendur këto ditë për një koncert në Kosovë, Xhensila është “kapur” sërish nga kamera e Prive për të rrëfyer të rejat e fundit jo vetëm për muzikën, por edhe për detajet e jetës private.
Kjo është një unazë e ҫmuar që Xhensila ka marrë dhuratë ngë njeriu i zemrës për Shën Valentin. Por nuk është shoqëruar nga një propozim klasik “A do të martohesh me mua?”: “Unaza është një dhuratë që më është bërë për Shën Valentinin. Nuk ka qenë ai propozimi “a do të martohesh me mua?”, por nuk ka nevojë të bëhet ai propozimi, sepse ne kemi një lidhje të konsoliduar tashmë. Është një unazë shumë e dashur për mua dhe nga njeriu i zemrës sime…”, – tregon Xhensila.
Por nuk do të zbulojë më shumë për dasmën që do të mbahet këtë vit, madje nuk provokohet as kur pyetet për datën: “Ajo që mund të them është që do të ketë dasmë… Jemi akoma në kërkim të asaj që presim atë ditë. Kemi shumë miq dhe dashamirës, kështu që do të kemi dasmë, dasmë…” – rrëfen Xhensila për Prive, pa e rrëfyer datën e martesës.
Si natyrë supersticioze, këngëtarja këmbëngul që nuk mund të thotë më shumë detaje, por përgjegjësitë dhe bashkëpunëtorët i ka ndarë mes Shqipërisë dhe Kosovës. Fustanin, p.sh ia ka besuar Kosovës dhe stilistit të njohur Valdrin Sahiti.