Neritan Liçaj, një nga aktorët më të njohur shqiptar të pas viteve ’90 ishte sot i ftuar në studion e Pasdite-s, në ekranin e Top Channel, së bashku me familjen e tij.

Publiku pati mundësi të njohë bashkëshorten e Neritanit, Holtën, një grua të angazhuar në shoqëri dhe me një stil të veçantë rinor dhe djemtë e çiftit Markun dhe Jonin.

Gjatë intervistës, gazetarja Jonida Shehu, e pyeti Neritan Liçajn pikërisht për pamjen rinore dhe stilin e veçantë të Holtës, nëse kjo i kishte shkaktuar ndonjë problem ndonjëherë, aktorit. “Absolutisht jo…A veç një rasti, ka kujtuar ai kohën kur prisnin Markun, “kur Holta ishte shtatzënë me djalin e parë dhe unë e shoqërova për vizitën. E lashë brenda që të pija një cigare, ndërkohë që vjen mamija që nuk e kishte parë më përpara Holtën…Holta ishte aty, dukej shumë e vogël, me fytyrën si beb dhe ajo i tha “Kush ishte ai maskara që ta bëri këtë?” sepse mendoi mos ishte minorene. Dhe Holta pa nga unë që dukesha nga jashtë dhe tha “Ai, im shoq”. Mamija pastaj na kërkoi të falur, por i thashë që nuk kishte problem…”

Në të vërtetë po ta mendosh, shkruan “Class”, pas kësaj “fyerje” pa dashje, për Holtën që në atë kohë ishte 28 vjeçe dhe Neritanin që e kishte dhe e ka të zgjedhurën e jetës, qëndronte një kompliment!