Helen Wood, prostituta që ka pasur marrëdhënie seksuale me Wayne Rooney, yllin e Manchester United, do të publikojë kujtimet e saj. Këtë e ka bërë të ditur në një emision televiziv.
“Unë kisha marrëdhënie seksuale më të gjatë gjithë ditës dhe nuk ndjehem fajtore”, – ka shkruar Helen ditët e fundit.
Prostituta, e cila u bë e njohur në programet televizive, në sajë të fitores në “Big Brother”, organizoi një “trio” me kapitenin e Anglisë, duke marrë edhe shoqen e saj, Jennifer Thompson. Kjo ndodhi në shtator të vitit 2010.
“Ajo që ndodhi ishte shumë e shkurtër. U takuam një natë jashtë dhe shkëmbyem numrat, pra qëndruam në kontakt.”
Po cila është Helen Wood?
29-vjeçarja ka origjinë nga Boltoni. Gjatë kohës së saj si vajzë e re është raportuar se ajo ka fjetur me katër futbollistë milionerë, tre aktorë dhe një gjyqtar. Ajo mbeti shtatzënë në moshën 16-vjeçare dhe u largua nga shtëpia për të jetuar me të dashurin e saj dhe djalin Jack.
Helen ka thënë se e gjeti veten duke jetuar si një nënë e vetme në moshën 19-vjeçare dhe hyri në borxhe. Për t’i shlyer ato, iu desh të bënte punën e “eskortës”, çka iu ofrua nga mikja e saj, Jenny Thompson.
Kjo punë iu duk një përgjigje për çështjet e saj financiare. Helen Wood thotë se u takua me futbollistin e martuar të Anglisë, Wayne Rooney, në vitin 2010, përpara Kupës së Botës së Afrikës së Jugut: “Në atë kohë kisha filluar të punoja si prostitute. U prezantova me Rooney, pasi u pagova nga një tjetër lojtar i Manchester United për të marrë pjesë në “sex group”. Kjo ndodhi në një hotel luksoz, në Mançester, “Lowry”. Rooney nuk ishte një klient imi i rregullt, ndërsa më pas e shita historinë e “treshes” në media për 40.000 £, kur emri im u bë publik”.