Rreth dy dekada pasi Arnold Schwarzenegger tradhtoi bashkëshorten e tij të atëhershme Maria Shriver, aktori thotë se mendon shpesh për ‘aferën’ që shkatërroi martesën e tyre. Ka qenë pikërisht ky shkaku i ndarjes dhe përfundimit të martesës 25-vjeçare me Shriver. Divorci i tyre ende nuk ka përfunduar zyrtarisht.
Ish-guvernatori i Californias, 69-vjeçar, ka konfirmuar për Los Angeles Times në maj të vitit 2011 se ai pati një fëmijë me shërbëtoren e familjes Mildred Baena.
Në një intervistë të zhvilluar së fundmi ai është shprehur:
“Sado që dua aq shumë ta gjuaj veten time për atë veprim, kjo nuk mund ta kthejë pas të shkuarën. Por si mund të vazhdosh përpara? Si të kesh një marrëdhënie të mirë me fëmijët? Në fakt është e vështirë”,- është shprehur ai për mediat amerikane, shkruan “US magazine”.
Aktori e tradhtoi bashkëshorten e tij me një shërbëtore me të cilën lindi edhe një fëmijë. Por pavarësisht kësaj duket se ai është penduar. Nga martesa 25-vjeçare me Shriver, aktori dhe ish-gazetari i NBC (dhe anëtar i familjes së famshme Kennedy) ka 4 fëmijë: Katherine, 27 vjeç; Christina, 25 vjeç; Patrick, 23 vjeç dhe Christopher, 19 vjeç. Schwarzenegger ka vendosur edhe marrëdhënien me djalin e tij 19-vjeçar nga lidhja e jashtëligjshme, Joseph.