• Universiteti Ndërkombëtar në Strugë mirëpriti sot liderin e Bashkimit Demokratik për Integrim z.Ali Ahmeti dhe Znj. Mimi Kodheli, Ministren e Mbrojtjes në Republiken e Shqipërisë

Universiteti Ndërkombëtar në Strugë mirëpriti sot Znj. Mimi Kodheli, Ministren e Mbrojtjes në Republiken e Shqipërisë, e cila pati një takim me Z. Ali Ahmeti, kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim në Republikën e Maqedonisë ku diskutuan për raportin dhe progresin e të dyja shteteve.

Pas takimit me stafin akademik të UNS, me Rektorin e UNS Prof. Bashkim Rama, me Kryetarin e Bordit Z. Armen Kadriu, Znj. Mimi Kodheli vizitoi ambientet universitare dhe vazhdoi me një leksion të hapur me studentët e Fakulteteve të ndyshme, ku tematika ishte "Shqipëria në Aleancën-NATO dhe pritshmëritë për Republikën e Maqedonisë në rrugën drejt anëtarësimit të plotëfuqishëm në Aleancën-NATO".

Në këtë eveniment ishin të ftuar personalitete të fushave të ndryshme si pedagog universitar, politikan, perfaqesues te mediave etj.

Gjatë bashkëbisedimit me studentët, Znj. Kodheli i vuri rëndësi faktit të të qënit anëtar i NATO-s prosperiteti, mbrojtja dhe siguria kolektive që ofron kjo organizatë ndërkombëtare, janë shumë të rëndësishme për t'u përshtatur me politikat moderne europiane.

Pas finalizimit të eventit dhe shkëmbimit të dhuratave, Znj. Mimi Kodheli së bashku me një pjesë të stafit akademik të UNS vazhduan viziten në qytetin e Strugës.