Pranvera ka nisur me diell dhe temperatura të larta në të gjithë vendin. Por meteorologët parashikojnë përkeqësim të motit, duke nisur nga dita e hënë. 

Ditën e shtunë termometri do të regjistrojë deri në 25 gradë celsius në zonat e ulëta dhe bregdet. 

Ditën e diel, gradualisht do të afrohet një sistem vranësirash të cilat në mbrëmje do të shoqërohen me reshje shiu në veri të vendit.

Intensitet të lartë, reshjet parashikohen të kenë mëngjesin e ditës së hënë në zonën veriperëndimore, të cilat do të jenë në formën e stuhive. 

Zëvendësimi i masave të ngrohta të ajrit me reshje shiu do të sjellë sipas meteorologëve, rënie të ndjeshme të temperaturave, me 4 deri në 5 gradë në të gjithë vendin.