Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e “Ujit të Ftohtë” ku një grua e moshuar ka rënë nga autobusi dhe është transportuar në Spitalin Rajonal të Vlorës në gjendje të rëndë.

Ngjarja ka ndodhur në Lungomare, ku teksa e moshuara po zbriste nga autobusi i linjës, ra nga shkallët.
Ajo ra përtokë në betonin e shëtitores, duke pësuar lëndime.

Raportohet se ka hematoma në pjesën e fytyrës, kokës dhe gjymtyrëve.