Të jesh fashion dhe në modë është kthyer në një trend në vendin tonë.
Në rrugët e Kryeqytetit dhe jo vetëm shohim vajza dhe djem me një pamje të kuruar dhe të veshur me trendet e fundit. Por personazhet e njohur të showbizit shpesh kthehen në pika referimi dhe ikona për të rinjtë. Bordo sjell disa nga emrat e njohur të cilët bëjnë fashion.
Endrit Mërtiri
Ai është një nga fotografët më të njohur dhe më të pëlqyer të vip-ave. Por gjithashtu Endrit Mërtiri ka dhe një stil të veçantë të veshuri duke i qëndruar mjaft besnik ngjyrave. “Papionët” janë një aksesor që nuk mungojnë kurrë në garderobën e tij.
Lori Hoxha
Nëse thua emrin Lori Hoxha menjëherë e lidh atë me modën dhe fashionin. Vajza e themeluesit të Top Medias, u bë mjaft e njohur falë blogut të saj ku ekspozonte veshjet. Tashmë në shumicën e fotove dhe postimeve të saj ajo tregon markat e njohura të veshjeve, të cilat kërkojnë Lorin si imazh për t’i reklamuar.
Armina Mevlani
Edhe bukuroshja Armina Mevlani është kthyer në një ikonë stili në vendin tonë. Përmes blogut të saj, ajo ka sugjeruar veshje apo stile të ndryshme për ndjekësit e saj. Armina është bërë shpesh imazh, sa i përket reklamimit të produkteve të ndryshme dhe jo vetëm.
Irena Kita
Ndonëse ajo është juriste, Irena Kita është bërë mjaft e njohur për veshjet, aksesorët të cilat i ka ekspozuar në blogun e saj. Tashmë Irena është kthyer vërtet në një pikë referimi mode në vendin tonë.
Jonida Maliqi
Ajo është një nga këngëtaret më të njohura shqiptare, por prej vitesh tashmë Jonida Maliqi shihet më tepër në aspektin e modës për shkak të mënyrës sesi vishet dhe gjithashtu për ndryshueshmërinë e shpeshtë të look-ut, e sidomos flokëve.
Era Istrefi
Këngëtarja Era Istrefi është një tjetër emër i njohur i muzikës, e cila bie gjithashtu në sy për stilin e veçantë dhe shumë ndryshe nga personazhet e tjerë të njohur. Era është “stil” dhe e tillë është edhe në performancat e saj.
Ledion Liço
Ledion Liço është një prezantuesit më karizmatik të ekranit. Por jashtë skenës ai është sportiv, ‘casual’ dhe një model i vërtetë për t’u ndjekur nga meshkujt.
Elia Zaharia
E fisme, e hijshme me stil të vërtetë princeshe. E thjeshtë, por gjithnjë në hap me kohën Princeshë Elia shpesh dallon me stilin e saj.
Adrian Gaxha
Një nga këngëtarët e preferuar në Shqipëri dhe jo vetëm, Adrian Gaxha ka rënë gjithnjë në sy edhe për veshjen e tij. Një nga aksesorët e tij të preferuar kanë qenë kapelet, të cilat i ka mbajtur për një kohë mjaft të gjatë./Revista Bordo/