Valbona Selimllari është bërë pjesë e një nisme shumë të rëndësishme. Ajo i ka bërë thirrje të gjithëve të mos i hedhin sendet apo objektet që nuk i duhen, por t’i dhurojnë ato. Nën hashtagun #Tiranadhuron, ajo ka shpjeguar në Instagram se qytetarët mund të dhurojnë veshje, ushqime, lodra, batanije, pajisje shtëpiake dhe çdo gjë tjetër për njerëzit në nevojë. Grumbullimi i këtyre objekteve do të bëhet në çdo stacion Ecovolis në Tiranë.

Urojmë që kjo nismë të rezultojë efektive dhe t’i ndihmojë sa më shumë të varfërit dhe pse jo të kemi një organizim të tillë edhe në qytetin e Durrësit.