Mëngjesin e sotëm Marina Vjollca është zgjuar me një panoramë mahnitëse. Teksa pi kafen, ajo shijon edhe peizazhin që ofron qyteti emrin e së cilit moderatorja po e mban sekret.
Nga dritarja e dhomës së saj të hotelit përveç ndërtesave shumëngjyrëshe dhe arkitekturës së veçantë, shohim se majat e maleve janë akoma me dëborë. Ndërkohë që në Shqipëri temperaturat po rriten dita-ditës, bukuroshja ka zgjedhur të pushojë në një vend të ftohtë.